‘Ju nuk e dini çfarë janë rusët’, ukrainasja: Duhet të kishit dëgjuar Zelenskin

23 Gusht 2022 | 13:13

Irina Romanova, shtetase ukrainase, është shprehur se vendi ynë duhet të kishte ndjekur këshillën e Volodymyr Zelensky, për të mos pranuar turistët rusë.

Në intervistën e zhvilluar nga gazetarja Ortensa Budlla, ajo tha se nuk beson se janë turistë, pasi një turist kërkon falje kur shkel ligjin dhe nuk lufton me ushtarakët.

“Patjetër që janë spiunë dhe agjentë rusë, sepse e para, ata kanë hedhur lëndë kimike në drejtim të ushtarëve. Dhe e dyta unë jam guidë turistike dhe i njoh mirë vendet turistike të Shqipërisë. Nuk besoj se Gramshi është vend për t’u vizituar patjetër”, tha Romanova.

Sipas saj, spiunët rusë nuk e kanë sulmuar Shqipërinë si Shqipëri, por si një vend anëtar i NATO-s.

“Shqipëria duhet të jetë pak më e kujdesshme në objektet ushtarake, kryesorja sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ndaj nuk duhen marrë gjërat kaq lehtë”, tha ajo.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026