Shqiptarja që krenoi Greqinë: Kam marrë mesazhe raciste, por po shijoj suksesin

23 Gusht 2022 | 14:09

Elina Xhengo, kampione e Europës në hedhje shtize, vajza 20-vjeçare e lindur nga prindër shqiptarë, nuk e ka shijuar tërësisht suksesin e Europianit të Mynihut.

Edhe pse ajo përfaqësoi Greqinë dhe madje valëviti flamurin e vendit fqinj në Kampionatin Europian, ku vendosi edhe rekord kontinental si vajza më e re që arrin të fitojë një titull në këtë disiplinë, mesazhet fyese me bazë raciste për shkak të origjinës së saj nuk kanë munguar.

“Kam marrë mesazhe negative sepse jam me origjinë nga Shqipëria”, thekson Elina në një intervistë për një televizion grek.

“Telefonatën e parë ua bëra prindërve të mi sepse ata kanë besuar shumë dhe e prisnin këtë sukses. Ata e ndiejnë stresin e garimeve të mija dhe kërkojnë që ta largojnë nga unë”, theksoi Elina.

Në vijim ajo nënvizon se vetëm gjatë muajve të fundit është pajisur me pasaportë greke dhe nuk e dinte nëse do të merrte pjesë në Europian, por pavarësisht këtij fakti nuk e ka ndalur stërvitjen. E pyetur nga gazetarët në lidhje me racizmin, ajo thekson:

“Prindërit kanë qenë shumë të zemëruar me faktin që nuk kisha mundësi të konkurroja në nivele ndërkombëtare për shkak të mungesës së pasaportës, qytetarët grekë janë shumë nacionalistë, mesazhet negative më shqetësuan fillimisht, por tani po shijoj medaljen”.

Elina ka lindur në Greqi në vitin 2002 dhe është vetëm 20 vjeç, por konsiderohet e ardhmja e kësaj disipline. Prindërit emigruan shumë vite më parë dhe sot ajo konsiderohet edhe krenaria e Greqisë.

Mediat i kanë kushtuar një hapësirë të madhe, ndërsa vetë atletja me përulësi shprehet se falë arritjes së saj do të mund të largojë mamanë nga puna si pastruese, pasi ajo ka sakrifikuar shumë për të deri në momentin që u shpall kampione Europe.

Xhengo është rekordmenia europiane për sa i përket moshës së një kampioneje. 20-vjeçarja ka thyer rekordin e vendosur në vitin 1962 nga Elvira Ozolina që u shpall kampione kontinenti në moshën 23-vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026