Pandemia frymëzon studentët e arteve, ekspozitë e larmishme nga Atelieja e Pikturës Monumentale dhe Arteve Publike
Pandemia frymëzon studentët e arteve, ekspozitë e larmishme nga Atelieja e Pikturës Monumentale dhe Arteve Publike
Izolimi nga pandemia COVID-19 ka qenë një sprovë për këdo, por për studentët e universitetit të arteve, dega monumentale, kjo ishte një periudhë reflektimi dhe frymëzimi.
Puna e tyre nuk u ndërpre për asnjë çast, në fillim përmes organizimeve online dhe më pas pranë atelieve. Pedagogu dhe kuratori Mikel Temo, njëkohësisht edhe shef i Ateliesë së Pikturës Monumentale dhe Arteve Publike, thotë se “pavarësisht gjendjes së pasigurt, studentët kanë punuar fort për të përmbyllur studimin 3-vjeçar dhe atë 5-vjeçar.
Një sërë teknikash janë përdorur për të arritur në produktet finale që përfshijnë pikturat murale, mozaikët (pikturë me gurë, natyrale, artificiale), vitrazhet, piktura murale afreske, piktura në kanavacë, vaji ose akrilik.
Artistët e rinj që do t’i bashkohen shumë shpejt botës së artit shqiptar, na prezantojnë punët e tyre. Dave Bushaj na tregon se vepra e saj është “me motive florale, në ngjyra të ngrohta” dhe “e përshtatshme për zbukurimin e ambienteve të brendshme”.
Disa të tjerë i gjejmë ende duke u marrë me punimet e tyre. Studentja Xhovana Heqimaj po punon një vitrazh që do ta vendosë në Galerinë e Arteve të Fieriet, që më parë ka shërbyer si fabrikë mielli.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta