Zgjedhjet në Poloni, Duda fiton me rezultat të ngushtë
Andrzej Duda eshte rizgjedhur president i Polonisë. Pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës ai siguroi 51.2% të votave kundrejt 49.2% të fituara nga rivali i tij, social-liberali Rafal Trzakovski.
Votimi i së dielës është parë gjerësisht si një betejë për të ardhmen e vendit, si dhe për marrëdhëniet e tensionuara të Varshavës me Bashkimin Evropian.
Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve u regjistrua në 68.9 përqind, më e larta e çdo sondazhi presidencial që nga fillimi i zgjedhjeve të lira në Poloninë pas-komuniste, në 1989.
Një aleat i nacionalistëve në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, presidenti Duda zhvilloi një fushatë të bazuar në një gjuhë homofobike, sulme ndaj mediave të pavarura dhe akuza kundër Trzaskowski se ai do t’i shërbejë interesave të huaj sesa interesave të Polonisë.
Rivali tij, nga ana tjetër, tha se ishte i sigurt se numërimi i fundit i votave do të tregojë se sa serioze është kjo sfidë e opozitës për partinë në pushtet.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve është domethënës për vendin e Evropës Lindore, i cili është polarizuar nën qeverinë aktuale të udhëhequr nga aleatët e Duda, partia Ligji dhe Drejtësi
Megjithë ndikimin ekonomik të pandemisë qeveria është zotuar të vazhdojë skemën e saj të mirëqenies popullore.
Partia Ligji dhe Drejtësia ka thënë se dëshiron të përfundojë procesin e rregullimit te gjyqësorit – një politikë e kritikuar nga BE dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare për minimin e sundimit të ligjit në Poloni, çka sinjalizon më shumë tensione me Brukselin.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta