Përpjekja për ‘pavarësi’, nga Rusia, Spanja miraton planin e kursimit të energjisë
Parlamenti i Spanjës miratoi të enjten rregullat për kursimin e energjisë, të cilat përfshijnë kufizime në përdorimin e ajrit të kondicionuar, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë të BE-së për të reduktuar varësinë nga gazi rus.
Qeverisë së koalicionit të pakicës së kryeministrit socialist, Pedro Sanchez, i mungon shumica në parlament, por ajo arriti të miratojë rregullat me mbështetjen e partive më të vogla rajonale.
Sipas dekretit të qeverisë, ajri i kondicionuar duhet të reduktohet dhe të vendoset në jo më të ulët se 27 gradë celsius gjatë muajve më të ngrohtë të vitit, në rregulla që prekin gjithçka, nga transporti publik deri te dyqanet, zyrat, teatrot dhe kinematë.
Rregullat e reja nuk zbatohen për ajrin e kondicionuar në shtëpi, megjithëse qytetarët inkurajohen të kursejnë energji.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta