‘Zbërthimi’ para hetuesve i Jeton Lamit, Klodiana Lala rendit rreziqet

26 Gusht 2022 | 12:30

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se agjenti i Forcës së Posaçme Operacione Jeton Lami, i cili ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn dhe ndodhet në burg nuk do të flasë para autoriteteve.

Lala tha se nëse Lami do fliste, çështja e Ervis Martinajt do të shkonte në nivele të larta të policisë, politikës dhe tek njerëzit e njohur të biznesit.

“Çështja është se Jeton Lami, ka heshtur deri më tani dhe mendoj se nuk do të flasë, sepse po foli nuk do të mbetet te skuadra e Posaçme Operacionale kjo histori do shkojë në nivele të larta të policisë, deri në nivele të larta politike dhe deri tek njerëzit njohur të biznesit”, tha ajo.

Më tej gazetarja theksoi se Lami ishte potencialisht i rrezikuar për t’u vrarë sepse ai kishte të gjithë informacionet për Ervis Martinajn.

“Jeton Lami është shpëtuar brenda në burg. Ai ishte potencialisht njeri i rrezikuar për  t’u vrarë dhe në njëfarë mënyre shteti e mori e arrestoi dhe e shpëtoi. A do ta bindin autoritetet që ai të flasë sepse është njeriu që ka pasur të gjithë informacionet, janë eksponentë të njohur të botës së krimit, ish-ushtarakë të lartë, ish-efektivë të RENEA-së që e kanë shoqëruar Vis Martinajn”, u shpreh Lala.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026