Rekord të infektuarish në Shqipëri, ministria njofton për rihapjen e spitalit COVID-2
Shifrat e të prekurve me COVID-19 kanë kaluar numrat dyshifrorë duke regjistruar 117 raste të reja këtë fillim jave. 41 raste janë shënuar në kryeqytet dhe ndër të prekurit janë personel mjekësor dhe anëtarë të gjykatës specialë. Dy qytetarë me sëmundje bashkëshoqëruese e kanë humbur betejën me virusin. Situata në spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar.
Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, një pjesë e tyre në moshë të re.
Shfrytëzimi në kapacitet maksimal i infektivit, ka bërë që Ministria të bëhet gati për rikthimin e Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, në COVID-2.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavijon të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.
Në vend janë aktualisht 1462 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Teksa rastet e përhapjes komunitare të virusit në disa bashki janë shumëfishuar, vijon apeli që qytetarët të mos ulin vigjilencën dhe të respektojnë masat e sigurisë.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje