Ushtron presion tek të ‘rëndësishmit’, Lala për Ervis Martinajn: Disponon video

Sekuestrimi i pasurive të Vis Martinaj
26 Gusht 2022 | 12:57

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Euronews Albania, ndër të tjera foli dhe për jetën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Lala tha se ai është me origjinë nga Mali i Zi, është lindur në Burrel dhe më pas së bashku me familjen është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes.

Lala bëri me dije se Ervis Martinaj është arsimuar në Itali dhe pasi është kthyer në Shqipëri është me biznesin e lojërave në Shqipëri.

“Ervis Martinaj është me origjinë nga Mali i Zi, ka lindur në Burrel, është vendosur më pas në zonën e Fushë- Kuqes, është  arsimuar jashtë vendit në Itali është babai i katër fëmijëve. Erdhi dhe hyri në biznesin e lojërave të fatit ku dhe kishte licencë”, theksoi Lala.

Për herë të parë, emri i Ervis Martinajt sipas Lalës u përmend në vrasjen e Ervis Doçit, në vitin 2013.

“Ishte vrasja e Ervis Doçit, në vitin 2013, ku u diskutua për herë të parë Ervis Martinajt.  Nuk ishte një njeri i ardhur nga rruga, familja e tij kishte një potencial të mjaftueshëm ekonomik. Hyri në biznesin e lojërave të fatit dhe më pas filloi ky rreth i mbyllur dhe vicioz brenda të cilit mbeti Ervis Martinajt. Ka një mendje diabolike, është një njeri që ka sy dhe mbrapa. U arrestua pak kohë, pasi u lirua”, u shpreh Lala.

Sipas gazetares në akt-ekspertizën e autoriteteve izraelite është thënë se Vis Martinaj kishte video, audio dhe mesazhe të shkëmbyera me njerëz të rëndësishëm.

“Kjo ishte arsyeja që Ervis Martinaj doli i paprekur nga drejtësia shqiptare. Ushtroi presion dhe shantazh tek ata të cilët i kishte kapur peng.”- tha Lala.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026