Qeveria franceze miraton 8 miliardë euro rritje pagash për punonjësit e shëndetësisë

14 Korrik 2020 | 08:19

Rritjet e pagave për punonjësit e spitaleve, të cilat kapin shifrën 8 miliardë euro morën dritën e gjelbër nga qeveria franceze të hënën.

Kryeministri i vendit,  Jean Castex, e përshkroi nismën si “një çast historik për sistemin tonë shëndetësor”.

Marrëveshja, të cilën e kanë pranuar shumica e sindikatave, erdhi pas shtatë javësh negociatash intensive.

Duke vlerësuar përpjekjet e mjekëve kundër COVID-19, Castex shtoi se ky ishte “vlerësimi i parë dhe më i konsiderueshëm i atyre që kanë qenë në vijën e parë të luftës me pandeminë”.

Punonjësit e sektorit shëndetësor në Francë u cilësuan si heronj gjatë pandemisë ku qytetarët kudo nëpër vend duartrokitën punën e tyre nga ballkonet dhe dritaret në orën 8 të mbrëmjes çdo pasdite gjatë ditëve të izolimit.

Por shumë të tjerë u nxitën të protestonin në muajt e fundit duke kërkuar paga më të mira dhe më shumë financime për spitalet.

Marrëveshjet qeveri-sindikata japin 7.5 miliardë euro për infermierët, sanitaret dhe punonjës të tjerë jo-mjekësorë, si teknikët dhe stafi administrativ, që kryesisht do të përdoret për të financuar një rritje bazë të pagës mujore net me 183 euro.

Përveç kësaj, 450 milionë euro janë ofruar për doktorët, kryesisht për të shtuar kompensimin e paguar tek praktikantët që punojnë vetëm në spitale publike. Praktikanët mjekësorë dhe studentët kanë në dispozicion 200 milionë euro.

Marrëveshja ka tërhequr kritika nga disa organizata shëndetësore, ku një sindikatë që përfaqëson doktorët, Action Praticiens Hôpital, e denoncoi lëvizjen.

“Ky është një hap përpara, por i mungojnë shumë elementë që të nënshkruhet,” tha Jacques Trevidic, president i APH, në një deklaratë për shtyp, duke bërë thirrje për një raund të dytë negociatash, me një fokus më specifik në orët e punës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026