1.4 milion vizitorë në korrik, turistët u shtuan me 21%

26 Gusht 2022 | 15:44

1 milion e 403 mijë e 333 të huaj kanë vizituar Shqipërinë në muajin korrik.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë gjatë pikut të sezonit turistik është 21% më i lartë se një vit më parë dhe 226 mijë e 500 ose 16% më shumë se në 2019-n.

1.363.521 kanë deklaruar se qëllimi i ardhjes në Shqipëri është turizmi, duke përbërë kështu 97% të vizitorëve që kanë ardhur në vendin tonë gjatë korrikut.

INSTAT raporton se rritjen më të madhe e kanë patur turistët nga Spanja me 3.8 herë më shumë dhe Italia me 48% më shumë se një vit më parë, ndërsa vizitorët nga Zvicra kanë rënë me 4.2 herë krahasuar me janar-korrikun e një viti më parë.

Mënyra e udhëtimit në Shqipëri mbeten rrugët tokësore, edhe pse këtë vit numri i qytetarëve që kanë përdorur aeroportin është dyfishuar nga 176 mijë në korrikun 2021, në 272 mijë për korrikun e këtij viti.

Edhe shqiptarët kanë rritur interesin këtë vit për të bërë pushime jashtë.

Vetëm gjatë korrikut kanë udhëtuar jashtë 556 mijë qytetarë të vendit tonë, kundrejt 476 mijëve që dolën në korrikun e vitit të shkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026