“Shkrihen” komisionet e Rrugores, vendimet për shkeljet e qarkullimit, në e-albania

14 Korrik 2020 | 09:26

“Shkrihen” komisionet e policisë rrugore. Për gjobat mbi 5 mijë lekë dhe shkeljet me pezullim të lejes së drejtimit tashmë komunikimi me organin administrativ shtetëror, do të bëhet online, përmes e-albania.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që konstatohen në shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit nuk do të paraqiten më fizikisht pranë zyrave të policisë rrugore. Pretendimet e tyre mund t’i depozitojnë online ne e-albania, aty ku do të njihen më pas edhe me vlerën e gjobës apo masën e pezullimit të patentës.

 “Lehtësimi i shërbimeve për qytetarët në të njëjtën kohë është edhe një lloj shtrëngese për ata që shkelin rregullat për arsye se tashmë mundësi e kontaktit bëhet zero.

Pra, nuk kanë mundësi të ‘negociojnë’ me asnjë lloj Komisioni. Kështu që kjo thirrje le të vlejë për të gjithë qytetarët që të sensibilizohen për të shtuar kujdesin në qarkullim”, tha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Krahas abuzimeve që u la të nënkuptohen nga ministri i brendshëm, këto komisione ishin kthyer në shqetësim për qytetarët për shkak të radhëve të gjata që krijoheshin.

Ndërkohë, ministri Lleshaj paralajmëroi edhe ndryshimet në kodin rrugor të cilat do t’i dërgohen për miratim qeverisë dhe kuvendit pasi 2020 është shpallur më herët viti i sigurisë rrugore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026