Florian Marku nderohet me ‘Yllin e Madh’, Rama: Ambasador i Shqipërisë
Në ambientet e Kryeministrisë është zhvilluar të shtunën një ceremoni nderimi për boksierin Florian Marku, i cili dy ditë më parë fitoi titullin vakant WBC silver.
Kryeministri Edi Rama tha se Marku është nderuar me medaljen ‘Ylli i Madh’, pasi është sot një ambasador i Shqipërisë në botë.
“Ky është një vlerësim është bërë për shumë persona të rëndësishëm, ambasadorë me kontribut kur kanë mbaruar mandatin në vendin tonë. Florian Marku është ambasador i Shqipërisë që prejardhjen e ka në Kosovë dhe Myzeqe. Ai është shembull pozitiv në Britani ku imazhi i Shqipërisë u ndot së fundmi”, tha Rama.
Rama iu përgjigj edhe kritikave pas ceremonisë së nderimit të kampiones europiane të Shqipërisë, Luiza Gega. Kryeministri se Luiza Gega nuk u braktis nga qeveria dhe kjo e fundit nuk u përpoq të përfitonte nga suksesi i saj, pasi u shpall kampione.
“Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë ishte përpjekje për te marrë pjese në suksesin e saj. Asnjëra nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithë i saj. Nuk është e vërtetë që duke nderuar Luizën ne u përpoqëm të përfitojmë nga suksesi i saj”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta