Dokumenti që ‘fundos’ Trump, zbulohen të dhënat hetimore mbi ish-presidentin e SHBA

27 Gusht 2022 | 13:01

Perdja e sekreteve mbi hetimin ndaj ish-presidentit Donald Trump ra. Dokumenti që çoi në autorizimin e bastisjes së rezidencës së tij në Florida u publikua, edhe pse i redaktuar.

Por pavarësisht censurës, dokumenti përmban të dhëna që duhet ta shqetësojnë ish-kreun e shtetit. Konkretisht, ai tregon se kutitë me të cilat agjentët e FBI-së u larguan nga rezidenca “Mar a Lago” përmbanin faqe gazetash, revista, foto, por edhe 184 dokumente të klasifikuara, 25 prej të cilave “top secret”, 92 të tjera “sekrete” dhe 67 të tjera “konfidenciale”.

Dokumenti tregonte gjithashtu se hetuesit kishin prova të arsyeshme të besonin se në kompleksin në pronësi të Trump ndodheshin edhe dokumente të tjera të rëndësishme, të cilat mbaheshin në vende jo të sigurta.

Sipas autoriteteve amerikane, ky është një hetim penal serioz dhe nuk ka të bëjë vetëm me kë mban disa dokumente presidenciale në mënyrë të paligjshme.

Ai ka të bëjë me menaxhimin e sekreteve shtetërore, që përfshijnë informacionet e mbledhura nga agjentët sekretë, mbikëqyrjen e shtetasve të huaj dhe madje mbikëqyrjen e autorizuar nga gjykata të shtetasve amerikanë.

Megjithatë, në dokument nuk ka ende një tregues përse zoti Trump lëvizi dosjet në fjalë nga Shtëpia e Bardhë dhe përse ai ka qenë kaq ngurrues për t’ua dhënë ato hetuesve kur iu kërkua që në fillim.

Ky ngurrim mund t’i kushtojë shtrenjtë ish-presidentit, pasi mund të akuzohet për pengim të drejtësisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026