‘Kompromisi’ i Vuçiç: I pranojmë dokumentet e Kosovës me një kusht

27 Gusht 2022 | 13:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se është gati të heqë praktikën e pajisjes me formular shtesë të qytetarëve që me dokumente të Kosovës hyjnë në Serbi.

Kjo, duke vendosur vetëm një deklaratë të shkruar në pikat kufitare, të cilave iu referohet si administrative, shkruan Klankosova.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një shpallje të përgjithshme dhe ta vendosim nëpër vendkalimet administrative, presim garancitë e BE-së dhe në to do të shkruajë se mundësohet përdorimi i dokumenteve personale të lëshuara nga ana e Prishtinës ekskluzivisht për arsye praktike për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”, tha Vuçiç, të shtunën një deklaratë për mediat.

Ai theksoi se “për ne është e rëndësishme që serbët nga Kosova të mund të lëvizin me dokumente nga Serbia, të hyjnë dhe të dalin nga Kosova”.

“Ne kërkojmë garanci nga BE-ja për këtë, presim përgjigje nga Borelli dhe Lajçaku në tre deri në katër ditët e ardhshme, që do të thotë se çdo serb nga Kosova mund të hyjë dhe të dalë nga Kosova me dokumente nga Serbia”, u shpreh Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij para simpatizantëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pasi...
00:08 | 08/06/2026

Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke e cilësuar rezultatin si konfirmim...
00:07 | 08/06/2026

Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka deklaruar në një konferencë për media se kjo parti, si subjekti më i madh i serbëve në Kosovë,...
23:42 | 07/06/2026