Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Lajm i bukur zgjidhja me dialog
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet për hyrje dalje.
Rama shprehet se është një lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës.
‘Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot’, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Këtë të shtunë, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.
Lajmi është dhënë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
‘The Albanian Files’! Berisha: Projektet janë të porositura me orientimin e Edi Ramës, janë miratuar prej tij
Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton