“Drejtimi i duhur”, Berisha përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi
“Një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”. Kështu e ka quajtur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha marrëveshjen e arritur për dokumentet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se PD ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve.
“Të dashur miq, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zgjidhjen e problemit të dokumenteve bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit të kërkuar nga qeveria e Kosovës dmth njohjen respektive të dokumenteve të njëra tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Partia Demokratike ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve”, shprehet Berisha.
Ai shton se Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin me sukses problemet e tjera të mëdha midis dy vendeve.
“Me këtë rast, Partia Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e të deleguarve të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi të BE dhe SHBA, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, si dhe te Sekretarit te Pergjitheshem te Nato-s Stoltenberg përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje si një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe uron që mbi bazën e parimeve te barazisë dhe reciprocitetit, parime universale në marrëdhëniet midis vendeve, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të mëdha midis dy vendeve. Vetëm një Ballkan i vendeve sovrane dhe te barabarta do mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurt në BE”, thotë Berisha.
Këtë të shtunë, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.
Lajmi është dhënë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
“Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur