Ukraina pretendon se mbi 46 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

28 Gusht 2022 | 22:08

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës pretendon se 46.750 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt.

Në raportin më të fundit, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se kanë shkatërruar 234 fluturake, 202 helikopterë dhe 4.257 mjete të blinduara ruse gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka bërë publike bilancin e saj në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ndërsa, këtë të dielë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar se kontinenti evropian është në rrezik, për shkak se forcat ruse e kanë kthyer centralin bërthamor të Zaporizhias në bazë ushtarake.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar që ushtria ruse të dalë nga uzina.

Autoritetet ukrainase nisën shpërndarjen e tabletave të jodit për banorët pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, në rast të një rrjedhjeje të mundshme radioaktive, mes frikës në rritje se luftimet rreth impiantit mund të shkaktojnë një katastrofë bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit

Britania, Franca dhe Gjermania ngritën alarmin të mërkurën lidhur me aktivitetet e fundit kineze në brigjet lindore të Tajvanit, ku Kina ka vendosur patrulla të...
10:49 | 24/06/2026

Përveç vapës, Franca përballet edhe me ndërprerje të energjisë elektrike

Autoritetet në Francën veriore po përpiqen të rikthejnë energjinë elektrike në mijëra shtëpi të goditura nga ndërprerjet e energjisë elektrike mes një vale të nxehti...
10:37 | 24/06/2026

Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të mungojë në një konferencë të nivelit të lartë mbi rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti i Ukrainës pritej të...
09:07 | 24/06/2026