Nën frymën e Kujtim Alisë, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, koncert nga e bija

29 Gusht 2022 | 08:34

Mjeshtri i Madh, profersor Kujtim Alija u kujtua “Frymë nën fryme” në koncertin recital në teatrin “Migjeni” nga vajza e tij, Memela Alija.

Aroma e profesor Kujtim Alisë u ndje në tingujt e pianos të cilat erdhën me mjaft mjeshtëri nga pasardhësja e tij. Emocionet dhe ngarkesën e këtyre interpretimeve, Memela e kishte të trefishtë.

“Besoj se nuk mund të ishte dhuratë më e bukur sesa një koncert, besoj që babi është shumë i lumtur, që shkoi kaq mirë dhe u prit kaq mirë. Është një emocion i papërshkrueshëm të luash sërish në Shkodër pas 4 vitesh”, tha ajo.

Per profesor Markelian Kapedanin, teknikisht koncerti ishte në maja, ku vetëm pasioni, puna dhe dashuria tokësore e ajo shpirtërore e bënte të tillë.

“Një koncert i niveleve shumë të lartë, një lojë muzikore e kalibruar dhe e pjekur që tregon  një arritje, jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në aspektin e interpretimit”, sipas tij.

Per profesoreshë Ermiren, sot u arrtit nje amanet, qe e bija të bënte bashkë artistë dhe muzikantë, që edhe profesor Kujtimi i donte aq shumë, në ambientet e institucionit ku profesori la pasionin, punën dhe frymën e tij.

“Ideja ishte e imja për ta sjellë vajzën për ta afruar me muzikantët që kanë ardhur në verë, por ishte edhe dëshira e vajzës për ta realizuar këtë. Ia kishim borxh Shkodrës”, theksoi ajo.

Dhimbjen, profesoreshë Ermira e ka kthyer në forcë, ku tashmë ka energji për 2 vete, e ketë po e kalon stafetë tek trashëgimtaret.

Në piano, Memela solli pjesët më të arrira të artistëve ndërkombetare, ndërsa shpreson se e ardhmja krahas pianos mund të jetë edhe në dirigjiim, nje pasion i cili po trashëgohet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026