Roboti humanoid në shërbim të qytetarëve në zyrat shtetërore
Nëse do të vini në këto zyra në Siberi do t’ju duket sikur jeni duke komunikuar me një nëpunëse. Sigurisht jeni duke e bërë një gjë të tillë por shërbimi nuk ju ofrohet nga një qënie njerëzore por nga një humanoid.
Humanoidi, me flokë të gjatë bionde dhe sy kafe, u shërben klientëve në Perm, një qytet 1,100 km në lindje të Moskës.
Deri më tani roboti ndihmon vetëm me lëshimin e certifikatave për të dëshmuar se njerëzit nuk kanë asnjë precedent kriminal, nuk janë përdorues të drogës . Ato japin edhe dokumente që kërkohen në Rusi për të përfunduar transaksione të ndryshme ligjore.
Roboti është dizejnuar që të duket si një grua mesatare ruse, tha kompania që qëndron pas projektit, “Promobot”. Karakteristikat e saj të fytyrës u krijuan nga inteligjenca artificiale bazuar në analizimin e pamjes së disa mijëra vajzave.
Detyrat e robotit janë ofrimi i shërbimeve për qytetarët në qendra e përpunimit të dokumenteve, skanimi i letrave, marrja e aplikacioneve për përpunimin e dokumenteve, gjithashtu edhe konsultimi.
Ky projekt ka për qëllim që shumë nga detyrat rutinë të punonjësve të qendrës së përpunimit të dokumenteve të bëhen automatikisht, për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe natyrisht efikasitetin.
“Robotët janë imun ndaj shumë problemeve njerëzore, ata nuk kanë nevojë për pushim, ata shkojnë me pushime dhe gjithmonë do të punojnë me një humor të mirë, tha përfaqësuesi i “Promobot”.
Roboti, i cili mban veshur uniformën e me këmishë të bardhë dhe jelek kafe, mund të rikrijojë më shumë se 600 shprehje të fytyrës njerëzore duke lëvizur sytë, vetullat buzët dhe muskujt e tjerë mekanikë të mbuluar me lëkurë artificiale.
Po ashtu, mund t’u përgjigjet pyetjeve të përgjithshme dhe është i lidhur me një skaner dhe një printer duke zëvendësuar plotësisht një punonjës të zyrës.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta