Projekti i dygjuhësisë, mësuesit italianë dhe shqiptarë përgatisin nxënësit për shkollim jashtë
Projekti i dygjuhësisë italo-shqiptar, në bashkëpunim dhe me ambasadën italiane ka nisur regjistrimet për të 22-tin vit në gjimnazin ‘Ismail Qemali’. Mësuesit shqiptarë dhe ata italianë ftojnë të gjithë nxënësit të bëhen pjesë, duke i dhënë mundësinë e një shkollimi europian.
“Është një program dygjuhësh që mundëson studimin e lëndëve qoftë në aspektin dhe metodologjinë shqiptare apo në anën tjetër në metodologjinë dhe aspektin europian, që aplikohet edhe në Itali. Është një sistem edukimi që të ndihmon të jesh mendje hapur dhe i ndihmon studentët të projektojnë të ardhmen e tyre dhe studimet e tyre me fokus ndërkombëtar.
Mundësitë pasi nxënësit të mbarojnë këtë kurs, janë të mëdha, duke filluar që nga shkollimi jashtë, kjo falë bashkëpunimeve me shkolla të ndryshme në botë.
Nxënësit të cilët përfundojnë këtë kurs shpeshherë regjistrohen në fakultete italiane, në qytete të ndryshme si Romë, Milano, Napoli apo Bari. Ata kanë mësuar duke bërë kërkime, duke realizuar projekte dhe krijuar lidhje të reja me grupe të tjera.
Ata kanë realizuar projekte në bashkëpunim me Cern di Geneva, kanë realizuar shkëmbime me shkolla të ndryshme, kanë fituar çmime të shumta, në letërsi, art dhe shkencë. Sepse ne i japim një vëmendje të veçantë matematikës, shkencës dhe fizikës”, tha Lucia Cucarelli, drejtoreshë e zyrës së shkollave në ambasadën italiane.
Mësuesit shqiptarë dhe italianë kanë në fokus aftësitë individuale të çdo studenti, ndihmuar edhe nga programi i studimit, i cili është i njëjtë për të gjithë nxënësit në të gjithë botën.
“Kjo strukturë të mësuari është e njëjtë në disa vende dhe kryeqytete të tjera europiane, në Amerikën Latine edhe në SHBA. Në Europë kemi qendrat tona në Gjermani dhe Bullgari. Është një formulë tejet e avancuar dhe e shkëlqyeshme, sepse të gjithë studentët një nga një, trajnohen dhe përgatiten në përputhje me aftësitë e tyre, pasi të gjithë nxënësit janë të ndryshëm nga njëri tjetri”, tha znj. Cucarelli.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta