Si funksionojnë rrjetet e trafikut të emigrantëve? Gazetari raporton nga Franca
Korrespondenti i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi raportoi nga Calais në Francë, vendi që mijëra persona përdorin për t’u zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai tregoi si funksionojnë rrjetet e trafikut, pasi kishte komunikuar me dy trafikantë shqiptarë që sigurisht nuk kishin pranuar të prononcoheshin para kamerës.
Ata përdorin emra të personazheve vizatimorë të vjetër shqiptarë për të komunikuar me të rinjtë. Për të promovuar punën e tyre trafikantët postojnë video në rrjetin social Tik Tok.
4500 deri në 6 mijë paund është kostoja e transportit. Shkëmbi raportoi se nëse më parë blinin gomone të gatshme, tani i ndërtojnë vet ato, duke funksionuar kështu si një grup i strukturuar kriminal.
Pakestinezët dhe iranianët paguhen nga shqiptarët për të çuar me skaf shtetasit që duan të largohen, rreth 3-4 orë larg nga Calais. Më pas ata persona hipin në gomone në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta