Euronews Albania aty ku nisen emigrantët drejt Britanisë së Madhe| 5 zhvillimet
- Euronews Albania në Calais të Francës, nga ku shqiptarët nisen drejt Britanisë
Korrespondenti i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi raportoi këtë të martë nga Calais në Francë, vendi ku mijëra emigrantë nisen drejt Britanisë së Madhe.
Ai u shpreh se nuk ka pasur emigrantë që kanë kaluar të martën, por pohoi se ka komunikuar me dy trafikantë shqiptarë, të cilët sigurisht nuk janë prononcuar para kamerës.
Lexoni për më tepër: Euronews Albania në Calais të Francës, nga ku shqiptarët nisen drejt Britanisë

- Babai mori fëmijën në krah dhe kërkoi ndihmë, detaje nga aksidenti në Vlorë
Një aksident me pasojë vdekjen e një 6-vjeçari ka ndodhur të martën rreth orës 04:45 në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.
Një familje sapo ishte kthyer nga Turqia dhe shkak i humbjes së kontrollit të mjetit dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit.
Lexoni për më tepër: Babai mori fëmijën në krah dhe kërkoi ndihmë, detaje nga aksidenti në Vlorë

- Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH-së
Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është liruar nga burgu të martën.
Vendimi është marrë nga GJKKO, që pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matlia. Lirimi i Gëllçit u bë për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.
Lexoni për më tepër: Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH-së

- Avokati i ‘spiunit’ ukrainas mbrohet me deklaratat e Ramës
Fedil Alpatov, ukrainasi i arrestuar së bashku me dy rusë për spiunazh ka kërkuar lirimin nga burgu.
Në ankimimin e tij, Aplatov ka deklaruar se kërkon të shkojë në shkollë, pasi rrezikon të humbasë vitin. Ai kërkon që të lihet në ‘detyrim paraqitje’ dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve.
Lexoni për më tepër: Avokati i ‘spiunit’ ukrainas mbrohet me deklaratat e Ramës

- U fut në banesë e i qëlloi me armë, ish-dhëndri në Lezhë i kërcënonte vazhdimisht
Detaje të reja janë kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi një natë më parë në Lezhë, ku ish-dhëndri vrau vjehërrin dhe kunatin.
Familja Perjaku ishte kthyer ne Lezhë vetëm ditën e djeshme dhe më parë kishin shkuar për darkë tek një familjar i tyri.
Lexoni për më tepër: U fut në banesë e i qëlloi me armë, ish-dhëndri në Lezhë i kërcënonte vazhdimisht
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta