Vrau vëllanë dhe kunatën, identifikohet autori (Emri)

30 Gusht 2022 | 17:37

Arsen Muskurti është autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet pasditen e së martës, i cili vrau vëllanë dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti.

Ai ka arritur të largohet nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim. Mësohet se autori njihej edhe me emrin Hamza Kastrati.

Gazetari i Euronews Albania”, Eni Ferhati raporton se forcat operacionale janë duke kryer disa kontrolle rreth rrugicave në rrugën “Islam Alla, aty ku dhe ndodhi  ngjarja e rëndë.

Ferhati bëri të ditur se aktualisht po kryhen veprimet e para hetimore, teksa policia ka shtuar perimetrin e sigurisë dhe n raportohet se ngjarja është regjistruar pranë një agjencie turistike.

Ende nuk dihet nëse viktimat janë banorë apo jo banorë të zonës dhe dyshohet që nga ana e autorit të jetë përdorur një armë zjarri pistoletë. Nuk dihen motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026