Arti iranian i sixhadeve, globalizmi zhduk modelet tradicionale
Format e sakta gjeometrike që kujtojnë artin abstrakt të shekullit të 20 nuk janë ato që do të prisnit të shihnit në punimin me dorë të një sixhadeje iraniane.
Ndryshimi i shijeve dhe rritja e konkurrencës nga Azia kanë detyruar biznesmenët të ndryshojnë traditën, që daton mbi 2 mijë vjet më parë.
“Modelet e tapeteve iraniane janë të moçme, por sot ka një kërkesë të fortë për stile bashkëkohore. Ato janë më të përshtatshme për një shtëpi moderne”, thotë Ahad Azimzadeh, tregtar tapetesh persiane.
Bukuria e sixhadeve të Republikës Islamike është e njohur në mbarë botën, por në 30 vitet e fundit shitjet e tyre kanë rënë ndjeshëm.
“Në ditët e sotme njerëzit e perceptojnë tapetin si një mall konsumi për ta vendosur para derës, ndryshe nga e kaluara kur ishte një investim dhe një kapital për të ardhmen. Sot ka humbur statusin e një objekti arti”, shprehet Ahmad Karimi, shef i sindikatës së prodhuesve të sixhadeve.
Një tjetër tregtar, Abbas Arsin, ishte ndoshta një hap përpara kur krijoi atë që e quan “tapeti tranzicional” 25 vjet më parë.
Ai mori modelet tradicionale dhe bëri që ngjyrat e ndritshme të zbeheshin duke i fërkuar ato dhe duke i lënë në diell.
“Kur nisa këtë teknikë, im atë dhe vëllai i madh më thanë se nuk e kuptonin përse kisha vendosur të zbehja ngjyrat. Por kur ekspozova produktin e parë dhe klientët erdhën, më tanë të vazhdoja kështu”, thekson Abbas Arsin, tregtar tapetesh.
Arsin thotë se India, Pakistani, Turqia dhe Kina ia kanë kaluar Iranit në tregun ndërkombëtar, pasi vendi ka më pak marrëdhënie me pjesën tjetër të botës dhe nuk i ka parë ndryshimet të vijnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arti i rrugës, artisti francez kombinon grafitet me ndjesinë e dashurisë
- Arti i kaligrafisë arabe, trashëgimia kulturore e UNESCO-s në luftë për mbijetesë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.