Protestat masive, Presidenti i Bolivisë jep dorëheqjen pas 13 vjetësh në pushtet
Presidenti i Bolivisë Evo Morales është detyruar të japë dorëheqjen pas 13 vitesh në pushtet. Moralez është dorëzuar përpara protestave masive qytetare kundër rizgjedhjes së tij, me të cilat u bashkuan së fundmi edhe ushtria dhe policia.
Më herët Morales kishte shprehur synimin për të thirrur zgjedhje të reja, pasi monitoruesit ndërkombëtarë sugjeronin se zgjedhjet e tetorit duhet të anuloheshin. Por politikanët, ushtria dhe policia i bënë thirrje atij të tërhiqej.
“Kam vendosur të dëgjoj miqtë e mi në federatën për çështjet sociale, në atë për tregtinë dhe në Kishën Katolike, për të dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit”, u shpreh në atë kohë Morales.
Pa mbështetjen e ushtrisë boliviane, që deklaroi se duhet të largohej për hir të stabilitetit, presidenca e Morales ishte e humbur.
Morales, që ishte presidenti i parë indigjen i Bolivisë, ka qenë në detyrë që prej 2006-s. Por përveç zgjedhjeve të kontestuara, në dyshim ishin vënë edhe kredencialet e tij pro-demokracisë. Në një referendum të vitit 2016, shumica kishte votuar kundër heqjes së limitit të mandateve presidenciale, por Morales e kishte shpërfillur rezultatin.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje