Pakistani nën ujë nga përmbytjet, mbi 1600 viktima
Një e treta e territorit të Pakistanit është mbuluar nga uji si pasojë e përmbytjeve historike.
Shirat e dendura kanë vrarë të paktën 1 mijë e 136 persona, përfshirë 386 fëmijë, si dhe kanë lënë të lënduar 1 mijë e 634 të tjerë.
Ministrja për Klimën ka deklaruar se bëhet fjalë për një katastrofë humanitare.
“Aktualisht një e treta e Pakistanit ndodhet nën ujë dhe 33 milionë njerëz janë prekur. Kjo është një katastrofë humanitare, të cilën do ta quaja apokaliptike”, u shpreh Sherry Rehman.
Sipas ministres, Pakistani është në vijën e frontit të luftës së botës me ndryshimet e klimës.
“Këtë vit kemi arritur në 53 gradë dhe kemi qenë vendi më i nxehtë në planet. Akujt po shpërthejnë dhe përmbytjet ishin tre herë më të mëdha se mesatarja. Ndaj kemi pasur një rritje prej 300 për qind. Dhe ajo që po shohim është pasojë e shkrirjes së akullnajave, për shkak të ngrohjes globale”, tha ajo.
Reshjet e dendura kanë shkatërruar mbi 3 mijë kilometra rrugë, 130 ura dhe rreth 500 mijë shtëpi, duke e bërë aksesin e skuadrave të emergjencës në zonat e përmbytura më të vështirë.
Dëmi sipas autoriteteve llogaritet në 10 miliardë dollarë. Për këtë arsye, vendi ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU
Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies
- 11:06 Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
- 10:56 Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë