Tensione brenda BE-së përpara takimit për ndalimin e vizave për rusët

31 Gusht 2022 | 09:33

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian takohen në Pragë, ku ndër të tjera do të vendosin për apelin e Ukrainës për ndalimin e plotë të vizitave të turistëve rusë në vendet anëtare të bllokut.

Në mesin e zyrtarëve që mbështesin ndalimin e vizave për rusët, ka më së shumti ata që vijnë nga vendet baltike dhe nga lindja e BE-së, por disa nga vendet më të mëdha anëtare e kundërshtojnë një akt të tillë.

Çfarëdo që të vendoset në takimin e Pragës, kjo situatë ka nxjerrë përsëri në plan të parë atë që ka qenë e dukshme, në një masë më të vogël ose më të madhe, që nga fillimi i luftës në Ukrainë – është e rrallë të gjesh një konsensus unanim pa asnjë kritikë dhe ndarjet që ziejnë brenda vetë bllokut janë ende në fuqi.

Nga krahu lindor i Bashkimit Evropian, ku shpesh mund të dëgjohen zëra që thonë se duhen sanksione më të forta kundër Rusisë, ka mbërritur një propozim për të ndaluar plotësisht hyrjen e turistëve rusë në vendet evropiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026