VIDEO/Protesta për 11-vjeçaren në Kosovë, bojë e kuqe në derën e ministrisë

31 Gusht 2022 | 14:07

Sot rreth orës 12:45 në sheshin “Zahir Pajazitit” në Prishtinë ka nisur protesta në mbështetje të 11-vjeçares, e cila u përdhunua nga 5 burra.

Protesta në Prishtinë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist që është mbledhur para ministrisë së Drejtësisë duke hedhur bojë të kuqe në dyert e saj.

Për po të njëjtin qëllim sot protestohet dhe në Tiranë e Shkup.

Mbledhja e qytetarëve në kryeqytet bëhet në sheshin “Nënë Tereza” në orën 18:30, ndërkohë në Shkup në orën 17:00.

5 persona kanë abuzuar seksualisht ndaj një të miture, vetëm 11 vjeç në Kosovë.

4 prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.

Për këtë rast ka dhënë  dorëheqjen edhe Drejtor i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026