Menaxhimi i të dhënave, Gjykata Evropiane rrëzon mekanizmin SHBA-BE

16 Korrik 2020 | 13:03

Gjykata Evropiane e Drejtësisë hodhi poshtë të enjten vlefshmërinë e një mekanizmi të përdorur nga mijëra kompani që dërgojnë të dhëna në Shtetet e Bashkuara, duke mbështetur shqetësimin e keqpërdorimit të tyre të ngritur nga aktivisti i privatësisë, Max Schrems, në përplasjen e tij me Facebook.

E ashtuquajtura Mburoja e Privatësisë BE-SHBA u krijua në 2016-n për të mbrojtur të dhënat personale të evropianëve kur transferohen përtej Atlantikut për qëllime tregtare. Gjykata rrëzoi edhe marrëveshjen paraardhëse, Porti i Sigurt, e arritur në 2015-n.

Megjithatë, gjyqtarët mbajtën në fuqi një tjetër mekanizëm për transferimin e të dhënave, i njohur si Klauzolat Kontraktuale Standarde, por theksoi se entet mbikëqyrëse të privatësisë duhet të pezullojnë transferimin e të dhënave jashtë BE-së nëse mbrojtja e tyre nuk mund të garantohet.

Qindra mijëra kompani, përfshirë Facebook, gjigantë industrialë dhe prodhues makinash i përdorin klauzolat në fjalë për të transferuar të dhënat evropiane në mbarë botën, për shërbimet që variojnë nga infrastruktura elektronike, ruajtja e të dhënave dhe pagesat e deri tek financat dhe marketingu.

Çështja mes Facebook dhe Max Schrems përfundoi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg pasi aktivisti sfidoi përdorimin e klauzolave nga rrjeti social, duke deklaruar se nuk bënte mjaftueshëm për mbrojtjen e të dhënave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026