Shkarkimet e bujshme në Drejtorinë e Policisë dhe ministri | 5 zhvillimet kryesore

31 Gusht 2022 | 15:32
  • Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano. Lajm u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.

Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.

Lexoni për më shumë: Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano

  • Shkarkohen zv. ministrat Bici dhe Veliu

Zv. ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici dhe zv. ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu janë shkarkuar këtë të mërkurë.

Të dy kanë mbajtur më herët poste drejtuese. Bici drejtonte IKMT-në, ndërsa Veliu Policinë e Shtetit.

Po sot, është shkarkuar dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.

Lexoni për më shumë: Shkarkohen zv. ministrat Bici dhe Veliu

  • Emërohet nëndrejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi këtë të mërkurë se nëndrejtori i ri i SHISH është emëruar Olian Kanushi.

Çuçi lajmin e dha pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Plotësim i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të kontraditave konfliktit të lindur mes institucionit të presidentit dhe SHISH, një vakancë që u plotësua sot”, u shpreh Çuçi.

Lexoni për më shumë: Emërohet nëndrejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror

  • Kush është Gledis Nano i cili u shkarkua pas përplasjeve me Çuçin?

Gledis Nano ka qenë pjesë e policisë prej shumë vitesh. Ai ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit që prej 17 shkurtit të vitit 2016.

Nano është kujdesur për njërën prej dosjeve më të bujshme të viteve të fundit, atë të “imamëve” që u arrestuan dhe dënuan për terrorizëm, në vitin 2003.

Një tjetër dosje e rëndësishme që Gledis Nano ka hetuar ka qenë ajo e celulës terroriste të qeverisë iraniane. Së fundmi, ai udhëhoqi riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet famëkeqe të Sirisë.

Lexoni për më shumë: Kush është Gledis Nano i cili u shkarkua pas përplasjeve me Çuçin?

  • Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit pro hapjes së basteve sportive

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve sportive.

Vocaj mori sot pozicionin e ri pas shkarkimit të Gledis Nanos.

Ai mban gjithashtu postin e zv. drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Lexoni për më shumë: Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit pro hapjes së basteve sportive

Toni Vocaj
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026