Vëllezërit kërkuan urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit, detaje nga krimi në Tiranë
Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në Tiranë, ku Arsen Muskuri vrau me armë vëllanë e tij, Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.
Në studion e lajmeve të “Euronews Albania”, Ferhati u shpreh se fillimisht, viktima, Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje kundrejt vëllait, në qershor të këtij viti.
Ndërsa, autori, Arseni kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje në shkurt të vitit 2021.
“Ka pasur edhe një evidencë në polici në fakt lidhur me këtë konflikt mes dy vëllezërve. Në bazë të informacioneve që kemi arritur të sigurojmë, ka qenë fillimisht Dritani që ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje kundrejt Arsenit, pra viktima, ka kërkuar në qershor të këtij viti.
Ndërkohë që më herët, në shkurt të vitit 2021, ka qenë autori i krimit të dyfishtë, Arseni që ka kërkuar urdhër mbrojtje kundrejt Dritanit. Ka qenë një konflikt i shtrirë në kohë, me indicie të mjaftueshme për organet kompetentet. Në dijeninë time, vetëm një urdhër mbrojtjeje është pranuar”, theksoi Fehrati.
Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin.
Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.
Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.
Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë ditën e djeshme.
Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare.
Si autori edhe viktimat, ishin praktikantë të fesë islame. Sipas informacioneve, kjo agjenci koordinonte dhe sponsorizonte udhëtimin drejt Arabisë Saudite të besimtarëve të fesë islame.
Nuk dihen arsyet se përse Arsen Muskurti e kundërshtonte veprimtarinë e vëllait dhe kunatës së tij.
Pas disa orë kërkimesh, autori është arrestuar nga policia në zonën e “5 Majit”.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta