Albanologu rus për Euronews Albania: Nuk kthehem në Rusi pa mbaruar lufta në Ukrainë
Albanologu rus, Alexander Rusakov thotë se nuk do të kthehet në Rusi, nëse nuk përfundon lufta në Ukrainë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Rusakov u shpreh se largimi i tij nga Rusia, nuk lidhjet drejtpërdrejt me deklaratën e tij, se ishte kundër luftës.
“Një pjesë e familjes time ndodhet në Gjermani. Nuk e di a do të kthehem në Rusi. Ndoshta nuk do të ndodhë asgjë dhe ndoshta pas disa javësh ndaj meje do të ketë një masë penale, këtë nuk e di. Shkaku kryesor i ikjes sime nga Rusia nuk ishte rreziku personal, por ishte mospranimi i zhvillimit të luftës. Asgjë nuk ndryshoi dhe nuk kam shpresë se do të ndryshohet në muajt e afërt. Mendoj të kthehem në Rusi nëse situata do të ndryshojë, të përfundojë lufta”, theksoi ai.
Alexander Rusakov, profesor në katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shën Petersburgut, është shprehur kundër luftës duke e cilësuar atë krimnale.
Pak ditë pas këtij qëndrimi, ai është larguar nga Rusia dhe ka kërkuar leje qëndrimi në Shqipëri, diçka që i është pranuar.
Aktualisht, Rusakov është duke punuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike