Hoti: Rinisja e dialogut lajm pozitiv, por ndodh në një situatë të vështirë për Kosovën
Profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti analizoi për Euronews Albania çështjen e dialogut dhe aktakuzat ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Ai i tha gazetares Bruna Çifligu se në përgjithësi rikthimi i dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së është lajm i gëzuar, por njëkohësisht situata është e brishtë, pasi në rrethanat e krijuara Kosova vazhdon dialogun me “ekipin e dytë”.
“Me presidentin që është në proces intervistimi në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, me mungesën e një platforme politike për unifikim politik në vajtjen në Bruksel si dhe mungesa e koordinimit mes BE-së dhe SHBA-ve ka bërë që pozitat e Kosovës të jenë të zbehta,” – tha Hoti, ndërsa parashikoi se nga takimi i sotëm nuk do të ketë zhvillime të theksuara përveç “ndonjë fotografie të çastit”.
“Takimi kam përshtypjen se do të përfundojë vetëm me konstatimin se procesi ka rifilluar. Do isha optimist nëse për çështjen e të humburve për shembull, të bëheshin përgatitje dhe ato më pas të çoheshin në tryezën e bisedimeve mes të dyja palëve,” – tha akademiku duke analizuar situatën në të cilën kanë ndodhur zhvillimet e fundit.
I pyetur rreth akuzave dhe procesin ndaj Presidentit Thaçi, Hoti u shpreh se “procesi është krejtësisht normal dhe presim një përfundim gjithashtu normal”.
“Nuk shoh ndonjë gjë të pazakontë sepse këtu flasim për një listë të tërë veprash për të cilën pretendohet se Thaçi ka qenë i përfshirë, përtej kësaj praktika e ndërtimit të dhomave të specializuara me natyrë selektive për krime vetëm të shqiptarëve dhe jo të tjerëve është vërtetë unike dhe që nuk ka ndodhur më herët sepse fundja fundit krime të luftës nuk ndodhin etnitet dhe kufijë kohorë kur duhet të zbardhen, me fjalë të tjera është proces normal me përfundim të pritshëm gjithashtu normal,” – tha Hoti.
Lexoni gjithashtu:
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: BE ka marrë në dorë timonin, inkurajojmë palët për frymë kompromisi
Dialogu Prishtinë-Beograd | Takimi në Bruksel, qytetarët presin që çështja të mbyllet sa më shpejt
Rushiti: Dialogu Kosovë-Serbi, palët ende të papërgatitura për kompromis
Kryeministri Hoti: Dialogu do të përfundojë me njohje reciproke
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush