Shoqëritë tona po krijojnë fëmijë kriminelë, thotë aktivistja

1 Shtator 2022 | 07:56

Aktivistja Edlira Çepani gjykon se duhet folur më shumë mbi faktin se dhunuesit e të miturve janë shpesh të mitur dhe vetë.

“Pra janë fëmijë kriminel dhe kjo është gjëja më e tmerrshme dhe kur ne shohim pedofilë të rritur që janë kriminel të një farë lloji, mund edhe të bashkëpunojmë me këtë gjë, por kur shohim që këta kriminelë janë edhe vetë ata fëmijë, kjo tregon që në edukimin e tyre, në mënyrën si ata e perceptojnë humanizmin, shoqërinë, vlerat, familjen dhe të drejtat e njeriut kanë një hendek të jashtëzakonshëm,” – u shpreh aktivistja.

“Fatkeqësisht shoqëritë tona po krijojnë fëmijë kriminel duke mos investuar në mënyrë serioze tek vlerat, familja, edukimi, te të gjitha këto gjëra të cilat më pas bëjnë fëmijë që mund të jenë qytetarë të denjë dhe njerëz të denjë,” – shtoi ajo.

Çepani tha në intervistën për Euronews Albania se përgjegjësia në radhë të parë për raste të dhunës seksuale bie te institucionet të cilat paguhen me taksat tona dhe duhet të garantojnë siguri.

Qindra qytetarë u mblodhën dje në orën 18:00 për të protestuar në mbështetje të 11-vjeçares që u dhunua seksualisht nga 5 burra në Kosovë.

Ngjarja e rëndë zgjoi reagimin qytetarë edhe në Prishtinë dhe Shkup.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026