Moska reagon ashpër ndaj vendimit të BE-së për vizat e turistëve rusë
Krerët e diplomacisë së vendeve të BE-së vendosën të pezullojnë marrëveshjen për lehtësimin e vizave për udhëtimin e qytetarëve rusë, gjë që hasi në pakënaqësinë e Moskës.
Vendimi i Bashkimit Evropian nuk do të mbetet pa pasoja dhe si përgjigje Moska mund të marrë masa simetrike dhe asimetrike, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Grusko.
“Shkelja, anashkalimi apo dalja e BE-së nga marrëveshja për lehtësimin e vizave me Rusinë nuk do të mbetet pa pasoja. Ne do të vendosim vetë nëse masat do të jenë simetrike, asimetrike apo të ndonjë forme tjetër që BE-ja nuk e pret,” tha Grusko.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së martw, ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian ranë dakord të pezullojnë plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Rusinë, e cila do të vështirësojë hyrjen e qytetarëve rusë në BE.
Siç tha ai, kjo do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara nga vendet anëtare të BE-së dhe do të jetë më e vështirë dhe më e gjatë për t’u marrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta