Stomatologia me sindromën Down, prej tre vitesh ushtron profesionin e ëndrrave
Eloida Alija është me sindromën Down, por kjo gjë nuk e ka penguar të punojë si ndihmës stomtologe, në një klinikë dentare në Ferizaj.
Ela ka kryer vetëm filloren. Paragjykimet janë bërë shkak për ndërprerjen e shkollës.
“ Eloida ka përfunduar vetën filloren, më tutje nuk kam vazhduar për shkak të bullizmit, i di të gjitha, mirë ka qenë të vazhdonte. Nuk më pëlqejnë ende shkollat nuk e kanë atë përkrahjen e vazhdueshme për një asistente që të asistojë,” – u shpreh Indira Alija, mamaja e Eloidës.
Shikimet paragjykuese nuk mungojnë as në punë. Por për Elën ngrohtësia që merr nga pacientët është mbi gjithçka.
“Ka ndodhur që në klinikë, ka qenë një djalë i vogël, 4 vjeç besoj, dhe nuk ulej në karrike derisa të vinte Ela. Non stop thoshte dua Elën. Ka njerëz që e motivojnë, e përshëndesin, i japin dashuri. Ka dhe ata që e shohin me një sy jo ashtu të mirë, por Ela vazhdon punën e vet,” – tha mamaja e saj.
Ela arriti të gjejë punën e ëndrrave, por shumë si ajo janë në kërkim të një vendi pune. Shpesh paragjykimet janë pengesë për integrimin në shoqëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta