Putin s’do të marrë pjesë në funeralin e Gorbaçovit
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, për shkak të agjendës së ngjeshur, tha Kremlini më 1 shtator.
“Ceremonia e lamtumirës dhe varrimi do të mbahen më 3 shtator, por fatkeqësisht agjenda e ngjeshur nuk e lejon presidentin që të marrë pjesë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov tha se Putin ka bërë nderimet e tij për Gorbaçovin në spital, ku ai vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.
Në televizionin shtetëror rus u shfaqën pamje të Putinit duke vendosur një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të Gorbaçovit. Më pas, presidenti rus mbajti një minutë heshtje.
Ceremonia e varrimit të Gorbaçovit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953.
Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbaçovit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë, pranë varrit të gruas së tij, Raisa, e cila vdiq më 1999.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon