Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
Mbrëmjen e kësaj të diele pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, për Review me Greta Topjanën në Euronews Albania analistët kanë komentuar rreth zhvillimit dhe pritshmërive të mundshme pas kësaj maratone zgjedhore që ka kapur Kosovën prej 16 muajsh. Avenir Peka, analisti i njohur, komentoi se është e mundshme një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së dhe ai tha gjithashtu se sipas tij ka gjasa që Osmani të jetë sërish Presidente e Kosovës.
“E bukura do ishte sikur Vjosa Osmani të zgjidhej Presidente prapë, edhe unë besoj që ka shans. Edhe Albin Kurti pavarësisht rezultatit nuk krijon dot as qeveri dhe as merr dot Presidentin, edhe sikur të shkojë te minoritetet. Atij i duhet një nga dy partitë e madhe të Opozitës për të bërë koalicion. Përshtatshmërish LDK-ja është më afër për të bërë koalicion dhe unë gjykoj pas tre palë zgjedhjesh. Palët duhet të gjejnë një kompromis edhe kam përshtypjen që duke parë dhe entuziazmin e LDK-së sonte kam përshtypjen që do jetë një qeverisje koalicioni mes LDK-së dhe VV.”
Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së