Abilekaj: Berisha të ikte pas videos së Metës, do ishin shmangur dëmet që pasuan
Analisti Enton Abilekaj thotë se kryedemokrati Sali Berisha, duhet të kishte dhënë dorëheqjen në vitin 2011 kur ishte kryeministër, pas një publikimit të një videoje që kompromentonte Ilir Metën, asokohe kryetar i LSI, në koalicion me PD.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Abilekaj u shpreh se nëse Berisha do ishte dorëhequr, nuk do të ndodhte 21 janari, apo vjedhja e zgjedhjeve bashkiake në vitin 2011 në Tiranë.
“Sali Berisha, minimalisht duhet të kishte ikur në 2011 kur doli blloku i Ilir Metës. Që zëvendës kryeministrit i del një video kompromentuese të atij niveli, ikën edhe kryeministri. Nëse do e shohim çfarë ka ndodhur që nga ajo video e mbrapa deri në 2013, demët që ka bërë Sali Berisha janë shumë të mëdha. Po të kishte në atë moment, dëmet do ishin shmangur bashkë me 4 viktimat e 21 janarit, bashkë me vjedhjen e zgjedhjeve lokale live në televizion të 11 majit”, theksoi Abilekaj.
LEXONI GJITHASHTU
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
“PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 09:22 Irani dhe Omani mbajnë takimin e parë për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
- 09:11 Sulmet ruse vrasin katër persona në Ukrainë, mes të plagosurve edhe fëmijë
- 08:59 Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
- 08:48 Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
- 08:48 Ushtria izraelite shkatërron tunelin e Hezbollahut në Libanin jugor dy ditë pas marrëveshjes (VIDEO)
- 08:45 Venezuelë, babë e bir nxirren të gjallë nga rrënoja 4 ditë pas tërmetit vdekjeprurës