Palët gjejnë paktin, të hënën mblidhet Këshilli Politik për ndryshimet kushtetuese
Pas deklaratave të Ramës dhe reagimit të koalicionit opozitar për çështjen e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor, situata sërish ka marrë një trajtë të re.
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri me konsensusin edhe të opozitës jashtëparlamentare ka njoftuar se të hënën (20 korrik) do të mbahet mbledhja e Këshillit Politik.
“Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën e hënë ora 11:00”,- theksohet në njoftimin e mazhorancës.
Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri propozoi fillimisht se Partia Socialiste dëshiron që takimi i palëve të mbahet në Pallatin e Kongreseve, dhe ky propozim mori dakordësinë e menjëhershme të opozitës jashtëparlamentare.
“Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë. Vendi i zhvillimit të tryezës propozoj të mbetet i njëjti në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Në pritje të përgjigjes suaj”, thuhet në shënimin e Gjiknurit.
Lexoni gjithashtu:
Listat dhe koalicionet parazgjedhore, Edi Rama: Jam i gatshëm të shkoj në Këshillin Politik
Meta takohet sërish me Bashën: Ndryshimet kushtetuese të trajtohen në Këshillin Politik
Alket Hyseni: Listat e hapura dhe koalicionet janë dy gjëra që nuk mund të qëndrojnë bashkë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta