Vrau vëllanë dhe kunatën, gazetari: Arsen Muskurti bëri kallëzim për shantazh
Gazetari Edison Vatnikaj, i cili ishte fqinj i Arsenit Muskurtit, autori i cili vrau vëllanë dhe kunatën disa ditë më parë, thotë se ai kishte bërë një kallëzim ditën e vrasjes.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Vatnikaj u shpreh se Arsen Muskurti ka deklaruar në polici se e shantazhonin përmes një profili të rremë në rrjetet sociale.
Sipas Muskurtit, prapa këtij profili qendronte i vëllai dhe kunata.
“Nuk kishin konflikte brenda banesës së tyre, nuk i shfaqnin këto konflikte. Kryesisht, edhe në deklarimet e bëra nga Arsen Muskurti dhe kallëzimet, ku kallëzimi i fundit është bërë ditën e vrasjes për vëllanë dhe kunatën e tij. Arsen Muskurti pretendonte se ishte hapur një faqe në rrjetet sociale ku e shantazhonin, publikonin foto të Arsen Muskurtit dhe me disa shkrime që sipas tij, prapa këtyre shkrimeve fshihej i vëllai dhe kunata.
Janë shkrime që janë publikuar në faqen e tij në Facebook, por edhe në një faqje tjetër, për të cilën Arseni pretendeon se është e rreme, Visjana Dada. Në këtë profil publikoheshin foto të Arsen Muskurtit dhe disa shkrime që ishin tallëse dhe bullizuese. Kjo është një kallëzim që është bërë në komisariat. Kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që e detyroi Muskurtin të kryente aktin e rëndë”, theksoi gazetari Vatnikaj.
Vrasja e dyfishtë në Tiranë
Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin.
Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.
Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.
Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë të martën në kryeqytet.
Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta