E imagjinon Albin Kurtin në tryezën e Open Balkan? Rama i përgjigjet Euronews Serbia
Edi Rama i qëndron idesë se Open Balkan është një mundësi e mirë për të gjithë, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.
I pyetur nga Euronews Serbia nëse e imagjinin dot kryministrin Albin Kurti të ulet në tryezë me liderët e tjerë të Open Balkan, Rama u shpreh i bindur se kjo do të ndodhë.
“Dëgjoni. Unë mund ta kuptoj se në hapat e parë është diçka e pamendueshme. Por nuk është çmenduri, nuk është as marrëzi. Është kurajë, ambicie dhe besim. Unë kam besim tek paqja, jam ambicioz në ndërtimin e paqes me të tjerët dhe kam kurajën të them se sigurisht që e imagjinoj. Dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë. Kosova do të jetë pjesë e Open Balkan një ditë, pa asnjë dyshim. Sepse kjo është e ardhmja. Sepse, ose do të jemi këtu së bashku duke celebruar produktet e qytetarëve tanë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë dhe tregtojnë më shumë, ose do të kemi konflikt dhe gjakderdhje”, u shpreh Rama.
Rama thotë se është i bindur që shpejt nismës së iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe RMV do t’i bashkohet edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, vende ku siç tha, deri më sot kjo çështje ka qenë peng i problemeve të brendshme politike.
“Kryeministri i Malit të Zi ishte këtu sot. Ai ishte shumë i qartë për këtë çështje dhe shumë gjëra po ndryshojnë kur bëhet fjalë për Malin e Zi. Problemi është se Open Balkan është peng i çështjeve të brendshme politike. Edhe në Shqipëri është, por nuk dua të flas për këtë, ndaj po ndalem këtu. Në Malin e Zi dhe Bosnje është e njëjta gjë dhe është fatkeqësi pasi në fund të ditës Open Balkan është një mekanizëm për implementimin e një procesi për të cilin kemi rënë dakord në parim në procesin e Berlinit”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
‘The Albanian Files’! Berisha: Projektet janë të porositura me orientimin e Edi Ramës, janë miratuar prej tij
Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 16:27 Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
- 16:19 Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para