Çmim kufizues naftës ruse, G7 merr vendimin, Moska mbyll rubinetet e gazit

2 Shtator 2022 | 23:00

Vendet e G7-s vendosën të premten të aplikojnë një çmim kufizues për naftën ruse, për të reduktuar të ardhurat e Moskës dhe për të kufizuar impaktin e luftës në Ukrainë tek çmimet e energjisë.

Vendimi është marrë pavarësisht se më herët Kremlini kishte paralajmëruar se nuk do t’i shesë naftë kujt vendos kufizimin në fjalë.

Në orët e mbrëmjes, “Gazprom” bëri të ditur se “Rrjedha e Veriut”, gazsjellësi kryesor rus drejt Evropës, nuk do të funksionojë ditën e shtunë.

Kompania ka deklaruar se shkak është bërë një rrjedhje në një nga stacionet e saj dhe për pasojë transporti i gazit do të ndalet tërësisht.

Bëhet fjalë për një lojë të njohur të Moskës, e paralajmëruar nga Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë dhe ish-president i Rusisë: “Nëse BE do të vendosë çmimin kufizues, atëherë Evropa do të mbetet pa gaz rus”, kishte deklaruar Medvedev.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian e ka quajtur lëvizjen një “pretekst fals” dhe “cinizëm” nga ana e Kremlinit.

Pritja për rinisjen e “Rrjedhës së Veriut” ditën e shtunë kishte çuar në rënie të lirë çmimet e gazit me 11.7 për qind në bursa.

Sa i takon kufizimit të vendosur nga G7-a, mbetet ende për t’u parë se cila do të jetë kuota e çmimit dhe se si do të reagojnë blerësit e mëdhenj të naftës ruse si India dhe Kina.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026