Kush është autori i atentatit në Vlorë, mbeti i plagosur 9 muaj më parë

3 Shtator 2022 | 10:07

Diego Haxhiraj autori i atentatit ndaj 2 policëve në Vlorë, i shpallur në kërkim, është një emër i njohur për policinë.

Në vitin 2013, Hanaj, i cili është arrestuar për trafikim të lëndëve nakotike, gjatë operacionit “Skela”. Ai mban edhe 2 identitete të tjera, Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj.

Ndërkohë më 5 janar, Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.

Në dëshminë para efektivëve të policisë, 37-vjeçari është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.

Atentati në Vlorë:

Diego Haxhiraj qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së efektivëve në lagjen “Pavarësia” në Vlorë mbrëmjen e së premtes, pasi mendoi se mund të ishte një atentat ndaj tij parakalimi i mjetit pa targa dhe me xhama të zinj të efektivëve të policisë.

Autor i ngjarjes lëviste me një mjet “Volkswagen” në momentin që qëlloi me armë në drejtim të mjetit “Audi” ku ndodheshin efektivët.

Efektivët Anxhelo Breshani dhe Narko Mehmetaj po ktheheshin nga palestra, në momentin kur janë sulmuar me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, efektivët nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.

 

LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026