COVID-19 në SHBA, infektimet rriten me mbi 70 mijë për të ditën dytë radhazi
Për të dytën ditë rresht, rastet me coronavirus në Shtetet e Bashkuara u rritën me mbi 70 mijë, teksa amerikanët vijojnë debatet mbi mbajtjen e maskës apo rihapjen e shkollave brenda pak javëve.
Një ditë më parë, rritja ishte me 70 mijë e 674 persona, pasi kishte arritur rekordin ditën e enjte me 77 mijë e 499 raste, që ishte dhe rritja më e madhe që nga rënia e pandemisë.
Të premten, numri i vdekjeve u rrit gjithashtu me të paktën 912 raste, duke shënuar ditën e katërt radhazi me mbi 900 viktima në ditë.
Në tërësi, rastet me koronavirus po rriten në 41 nga 50 shtetet amerikane, ndërsa vdekjet, sipas një analize të agjencisë së lajmeve “Reuters”, po rriten në 19 shtete.
Ditën e premte ishte shteti i Teksasit që raportoi një rritje rekord të vdekjeve në nivel ditor, me 174 jetë të humbura, duke e çuar totalin në 3 mijë e 735.
Krahas këtyre të dhënave, 6 shtete raportuan një numër rekord pacientësh me COVID-19 në spitalet e tyre. Teksasi raportoi mbi 10 mijë e 600 të shtruar, i ndjekur nga Alabama, Xhorxhia, Montana, Karolina e Veriut dhe ajo e Jugut.
Në total, në Shtetet e Bashkuara llogaritet të kenë vdekur deri tani të paktën 136 mijë amerikanë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë