Erdogan telefonatë Putin, oferta për termocentralin e Zaporizhias

3 Shtator 2022 | 21:19

Presidenti ukrainas dhe ai turk u takuan më 18 gusht në Lviv të Ukrainës. Bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres ata diskutuan rreth termocentralit Zaporizhia.

“Ne jemi të shqetësuar. Nuk duam një Çernobil tjetër”, deklaroi Erdogan duke marrë parasysh që Rusia dhe Ukraina vazhdimisht akuzojnë forcat ushtarake të tyre për një fatkeqësi bërthamore.

Ndërkohë në një telefonatë më 3 shtator Erdogan mund të ndërmjetësojë këto përplasje duke folur me Putin.

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia mund të luajë një rol lehtësues në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, ashtu siç bëri në marrëveshjen e grurit”, tha zyra e Erdoganit në një deklaratë, duke iu referuar një marrëveshjeje të eksportit të grurit të nënshkruar në korrik nga Rusia dhe Ukraina, e cila u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia.

Zaporizhia, që ka rënë nën kontrollin rus pak ditë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, është centrali më i madh bërthamor në Evropë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të qëndrojë në central deri më 3 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026