A do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Shqipëri| 5 zhvillimet

3 Shtator 2022 | 21:30
  • A do të ketë ndërprerje të energjisë? Drejtori i KESH tregon situatën në vend

Ndërsa bëri thirrje për Komisionin Europian për ndihmë dhe thirrje për qytetarët për kursim, drejtori i KESH Ergys Verdho u shpreh besimplotë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

Ndërkohë shtoi se nëse këtë dimër nuk ka reshje mjaftueshëm do t’i drejtohen importit të energjisë për të përmbushur kërkesat.

Lexoni për më shumë: A do të ketë ndërprerje të energjisë? Drejtori i KESH tregon situatën në vend

  • VIDEO| Sulmohet me miell ministri i Financave të Kosovës

Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati është qëlluar me miell nga aktivistë të Partisë Socialdemokrate këtë të shtunë.

Aksioni kundër qeverisë është zhvilluar pasi Murati doli nga një lokal në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lexoni për më shumë: VIDEO| Sulmohet me miell ministri i Financave të Kosovës

  • Si joshen të rinjtë shqiptarë nga droga dhe dhuna në Britani

Roberto Mulaj është një adoleshent që e gjen veten shpesh duke admiruar video të reperit të tij të preferuar, Marin, të cilit shfaq video me shuma të mëdha parash dhe lëviz nëpër Londër me një Mercedes nën shoqërinë e armëve, shkruan The Times.

“Jam i interesuar të shkoj në Angli, më duket një jetë më e mirë se këtu, e pashë në Instagram”, tha Roberto, 14 vjeç.

Lexoni për më shumë: Si joshen të rinjtë shqiptarë nga droga dhe dhuna në Britani

Foto ilustruese, Canva.
  • U filmua duke ngacmuar një minorene, shoqërohet në polici 76-vjeçari

Një 76-vjeçar u filmua duke prekur një të mitur. Policia njoftoi se ka ndaluar shtetasin Sh.C, banues në Tiranë për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Ai është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia ka falënderuar qytetarët për denoncimin.

Lexoni për më shumë: U filmua duke ngacmuar një minorene, shoqërohet në polici 76-vjeçari

Ministria e Jashtme greke
  • Greqia-Erdoganit: Ka kaluar çdo kufi, do informojmë menjëherë aleatët

Pasi Erdogan kërcënoi Greqinë se do të paguajë shtrenjtë nëse ka ndërhyrje në ishujt në Detin Egje, vendi i është përgjigjur presidentit turk.

Ministria e Jashtme greke i cilëson deklaratat e Erdogan provokuese dhe gjykon se ai ka kaluar çdo kufi me kërcënimet e tij. Për këtë do të informohen dhe aleatët.

Lexoni për më shumë: Greqia-Erdoganit: Ka kaluar çdo kufi, do informojmë menjëherë aleatët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026