‘Serbia të bëhet gati për një vendim të vështirë’, Macron-Scolz letër Vuçiçit

4 Shtator 2022 | 16:41

Serbia duhet të përgatitet për vendim të vështirë. Ky ishte mesazhi kryesor i liderëve të Gjermanisë dhe Francës, të cilët së bashku i dërguan një letër tepër të rëndësishme presidentit Aleksandar Vuçiç, lidhur me dialogun me Kosovën.

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz theksojnë se normalizimi i plotë i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne po ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara janë të nevojshëm urgjentisht, si në planin praktik dhe politik”, thuhet në mesazhin e dy liderëve.

Dy liderët sqarojnë dhe vëmendjen e madhe karshi Ballkanit Perëndimor: “Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata dypalëshe dhe rajonale”.

Macron dhe Scholz njoftojnë se kanë ngarkuar dy këshilltarë të tyre për politike të jashtme dhe siguri që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në përpjekjet e tij për të arritur marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Në letër thuhet se këshilltarët, së bashku me Lajçak, do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën për të shqyrtuar mundësitë e shtyrjes përpara të procesit të normalizimit të raporteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026