Ndahen çmimet Nobel për Letërsinë, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke shpallen fitues
Këtë vit çmimi Nobel për Letërsinë është ndarë dy herë, pasi akademia suedeze e pezulloi ceremoninë vitin e kaluar, pas skandaleve që përfshinë këtë institucion.
Shkrimtari austriak, Peter Handke është shpallur fitues për çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2019. Handke është vlerësuar nga akademia “për një punë me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”.
Ndërsa çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2018 i ka shkuar shkrimtares polake, Olga Tokarczuk.
Akademia e përshkruan 57-vjeçaren si një shkrimtare me imagjinatë narrative, që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës.
Ndër kandidatët pretendentë ishte dhe shkrimtari Ismail Kadare, por nuk ka arritur ta fitojë as këtë vit.
Këtë javë, u ndanë edhe çmimet Nobel për Mjekësinë, Fizikën dhe Kiminë, ndërsa të premten do të ndahet Nobeli për Paqe.
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup