Kinema mbi lumin Sena, bashkëjetesa me COVID-19, qytetarët mund të shijojnë filma mbi varka

19 Korrik 2020 | 12:58

Për shkak të pandemisë shumë aktivitete u mbyllën sikundër edhe kinematë, por me rinisjen e të përditshmes janë gjetur edhe mënyra të reja sesi mund të argëtohesh duke bashkëjetuar me Covid-19.

Në Paris të gjithë të apasionuarve pas filmave u është krijuar mundësia të shijojë kinemanë por duke qëndruar mbi lumin Sena.

Si pjesë e “Paris Plages”, shndërrimi vjetor i pjesëve te caktuara  të  lumit Seine në plazhe të krijuara  nga njeriu, shumë prej qytetarëve patën mundësinë të hipnin  në 38 anije elektrike për të shijuar  një shfaqje falas të komedisë franceze 2018 “Le Grand Bain”.

“Me të vërtetë më pëlqen shumë kinema në ajër të hapur.  shënon fillimin e verës, dhe madje nëse tashmë jemi në mes të korrikut, për mua kjo shënon fillimin e aventurave pariziane të verës,” – shprehet një prej frekuentuesve të kinemasë.

“Me të vërtetë më pëlqen shumë ideja e barkave- duke parë një film mbi Seine nuk doja ta humbja këtë,” – shprehet një frekuentues tjetër.

Në një varkë të vetme mund të ulen 6 persona. E teksa ekrani qëndron mbi ujë edhe ata që janë në tokë mund të shohin nga larg kinemanë e ofruar në këtë forme.

Plazhet artificiale në brigjet e Senës në qendër të Parisit dhe Bassin de la Villette, një liqen i krijuar nga njeriu në verilindje të qytetit, kanë vërtetuar se janë një argëtim i sukseshëm për qytetarët. Kinematë janë rihapur në Francë por mbetet ende e lartë frika nga coronavirus dhe opsionet e reja duket se janë një mundësi e mirë për t’u argëtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026